PaSiOn
***Argetohu dhe ti***
Home Photo Galleries Special Events Updates Message Boards Search Fun Stuff
Click on Picture to Enlarge


 . 

14 keshilla per ne dhomen e gjumit!!
14 këshilla për në dhomën e gjumit


E mbyllët derën me çelës? Po. Jeni gati për një natë të nxehtë? Po. I dini mësimet bazë të dashurisë? Jo?! Atëherë mos bëni asnjë hap tjetër! Lexoni menjëherë këshillat e mëposhtme...


1. Gjeni pozicionin e preferuar

Çdo grua ka një pozicion të preferuar, që e kënaq më shumë gjatë aktit të dashurisë. Cili është pozicioni juaj? Ka ardhur koha të zbuloni! Provoni pozicione të reja, ndërthurini me njëri-tjetrin, përdorni ndihmën e gjërave stimuluese. Por mos hiqni dorë kurrë për të zbuluar çfarë ju kënaq më shumë në shtrat.


2. Ndryshoni herë pas here pozicionin

Pasi keni kaluar rininë duke praktikuar lëvizje akrobatike në shtrat, ndjeni nevojën për një lidhje më të thellë shpirtërore me partnerin. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës, kalon edhe dëshira, edhe pasioni mes çiftit. Kujdes! Duhet t’u kushtoni rëndësinë e duhur ndjesive të reja. Njëkohësisht gjeni rrugët e duhura për t’iu përshtatur kësaj etape të re, por pa ndikuar në jetën e dashurisë.


3. Mos e kritikoni veten

Mos u tregoni tepër kritike me veten. Mos kritikoni format e trupit, gjoksin e vogël apo shumë të madh. Sepse gjatë aktit, meshkujt nuk i vënë re aspak ndonjë të metë të mundshme. Meshkujt përjetojnë një kënaqësi kaq të madhe gjatë orgazmës sa nuk e kanë mendjen te asgjë tjetër. Nëse bëni edhe ju si ata, me siguri do të shijonit një orgazmë po aq të madhe.


4. Bëjeni në shtrat

Sigurisht, mund të bëni mbi tryezën e bukës, në dyshemenë e korridorit apo në makinë. Po ç’të keqe ka nëse e bëni edhe në një shtrat të rehatshëm, mbi çarçafë të pastër?!


5. Besojini klishetë mbi daashurinë

Janë gjithmonë të vërteta. Prandaj, zini një dhomë hoteli, darkoni jashtë, bëni një banjë me vajra aromatikë. Akoma nuk i keni blerë qirinjtë aromatikë? Nxitoni në dyqanin e parë që shihni! Çfarë prisni akoma?!


6. Mos besoni se të tjerët nuk e bëjnë më mirë

Në rastin e dashurisë, nuk ka asnjëherë shifra të sakta. Nuk ka as numër magjik se sa herë në muaj duhet të bëjmë. Po një pyetjeje duhet t’i përgjigjeni me sinqeritet: A jeni të kënaqur me jetën e dashurisë? Nëse jo, ka ardhur koha të bisedoni sinqerisht me partnerin për këtë çështje.


7. Kini respekt për trupin tuaj

Të gjithë duan të marrin nga koha juaj. Fëmijët, kolegët e punës, hidrauliku që duhet t’ju rregullojë banjën… Mos prisni që shndërrimi nga mama në perëndi të dashurisë të bëhet vetvetiu. Me këtë punë duhet të merreni sërish ju. Prandaj, në darkë, kushtojini pak kohë vetes.

Le të merret bashkëshorti me enët e darkës, të vërë fëmijët në gjumë. Ju mund ta falënderoni intimisht për ndihmën… domethënë në krevat.


8. Kini besim se oreksi vjen duke ngrënë

Sa më shumë dashuri të bëni, aq më shumë do të kërkojë trupi. Është e thjeshtë: Kujtimet e ëmbla të shtyjnë t’i përsërisni. Po kaq e vërtetë është edhe e kundërta. Sa më shumë kohë të kaloni pa bërë dashuri, aq më pak keni për t’ia ndier nevojën. Çfarë do të preferonit më shumë?


9. Provoni kënaqësitë e masturbimit

Është e sigurt që duke masturbuar do ta arrini gjithmonë orgazmën. Dhe është e vërtetuar se orgazmat e shpeshta ndikojnë në rritjen e dëshirës për dashuri. Kënaqeni herë pas here veten, sepse më vonë do të jeni shumë më e nxehtë edhe me partnerin.


10. Mos e prisni orgazmën

Pritja është mënyra më e mirë për të mos arritur në orgazëm. Nëse shqetësoheni shumë që nuk po e arrini, atëherë me siguri nuk keni për të marrë as më të voglën kënaqësi gjatë aktit. Sepse në kohën kur duhet të ndjeni, ju keni qenë shumë të zënë duke u menduar.



11. Planifikoni aktin për dashuri

Nëse e planifikoni aktin për dashuri , do të thotë që ju jeni duke menduar gjithë kohës për të. Në njëfarë mënyre, të planifikuarit shërben si stimulues i imagjinatës. Njëkohësisht, planifikimi zëvendëson shumë mirë paralojën.


12. Fusni pak duart

Nëse prekni veten, do t’i arrini më shpejt momentet e kënaqësisë. Ndërsa partneri do t’ju falënderojë. Sidomos kur atij i është dashur të qëndrojë në pozicion jo shumë të rehatshëm për një kohë të gjatë.


13. Nuk ka mjeshtëri të pamundur

Nuk keni nevojë të dini ndonjë mjeshtëri të madhe që ta sillni në qejf partnerin. Thjesht tregohuni e vëmendshme ndaj reagimeve të tij. Kujdes kur i ngulni dhëmbët! Në vend që të sillni në qejf, mund t’i shkaktoni dhimbje. Teknikat e mësuara rreth dashurisë, është mirë t’i aplikoni atëherë kur nuk dëgjoni ndonjë ankim prej tij.


14. Ndonjëherë trupi kërkon gjumë

Një natë pushim ose një refuzim ndaj dashurisë, nuk do të thotë që lidhja juaj është bërë e ftohtë. Por një ditë e ngjeshur, plot aktivitete, kërkon medoemos një natë pushimi. Gjumi në këto raste është më i arsyeshëm se një natë e sforcuar me dashuri.


Control Panel  | Visitors:  | 
Copyright © 2004-2007 by GotFamiliesOnline

Professional Business Websites
Complete 10 page designs.
Easy changes anytime.
Best Business Websites
Instant business cards.
Optional private domains.
Best Professional Websites
Instant hosting on the Internet.
Instant stationery.
Create Professional Websites
Thousands of images.
Best website designs.