PaSiOn
***Argetohu dhe ti***
Home Photo Galleries Special Events Updates Message Boards Search Fun Stuff
January 12, 2009Kursime dasme!!

Click on Picture to Enlarge


.


.


.


.


.


.


.


.


.

Kursime dasme

Lista e gjatë e shpenzimeve mund të bëjë ditën tënde të
dasmës të duket e frikshme dhe thuajse e papërballueshme për xhepat. Por ja që
mund të dalësh të organizosh një festë të bukur dhe të mos rrënohesh
financiarisht. Ne po të japim disa këshilla


Të planifikosh dasmën mund të është skajshmërisht stresuese,
sepse duhen vënë shumë gjëra në vend dhe e gjithë kjo është shumë e kushtueshme.
Por një dasmë nuk ka pse të është shumë e shtrenjtë për të qenë një përvojë e
mrekullueshme. Ti mund të bësh dasmën e ëndrrave edhe me një pjesë të kostos që
dëgjon të përmendet. Ka shumë mënyra për të bërë dasmën më pak stresuese e më
pak të rëndë për financat tuaja, kështu ti dhe bashkëshorti i ardhshëm do mund
të keni ca para më shumë për të shpenzuar për gjëra që do të duhen për të
nisur jetën në çift.

Sigurisht që në fund të llogarive do të kuptosh se më lirë se
gjithçka të bie të arratisesh me bashkëshortin e ardhshëm… Gjithsesi, këtu
mund të gjeni disa sugjerime se si të shkurtoni shpenzimet dhe të keni një dasmë
të bukur.



Të përgjithshme:

Paracakto buxhetin: Mënyra për të
mbajtur shpenzimet e dasmës në kontroll është të krijosh një buxhet. Vendos sa
do të shpenzosh dhe mos e kapërce, të paktën jo për detaje shtesë. Ca para këtu
e ca atje mund të ngrenë goxha shifrën e shpenzimeve.

Shpenzime parësore: Ka disa gjëra që janë më
të rëndësishme se sa të tjerat për ty dhe dhëndrin e ardhshëm. Jepu përparësi
pikërisht këtyre gjërave që kanë vlerë vërtet për ju dhe shkurto kostot e atyre
që nuk janë aq të rëndësishme.

Thjeshtëzoj: Një mënyrë për të kursyer para,
por edhe për të zvogëluar stresin, është të thjeshtëzosh dasmën. Ndonjëherë, pak
është shumë. Vërtet ke nevojë për secilën nga pesë pjatat e darkës për të gëzuar
ditën tënde të veçantë?

Jepi kohë vetes: Duke i dhënë kohë të
mjaftueshme vetes për të bërë plane, nuk do ndihesh e stresuar në përgatitjet e
minutës së fundit, që të detyrojnë të zgjedhësh shërbime dhe produkte më të
shtrenjta. Duke pasur më shumë kohë, ti do të kesh mundësi të bësh blerje me
leverdi dhe jo të zgjedhësh atë që është e gatshme në minutën e fundit. Përveç
kësaj, po të keni një kartë krediti që grumbullon pikë, do keni kohë të
përdorësh, kështu që mund të përfitosh nga këto “shpërblime” për blerjet e
mëvonshme.



Veshjet dhe aksesorët

Merr me qira fustanin: Për ata që nuk janë
të fiksuara në idenë që të kanë fustanin edhe për brezat e ardhshëm, marrja me
qira është një mundësi e mirë (dhe në fakt shumica e nuseve e kanë kuptuar
këtë).

Kërko ulje për qiranë e produkteve të marra në
grup: Kërko një butik që bën ulje kur aty merren shumë kostume me qira.
Mund të arrijë deri në atë pikë sa me qiratë e cigarëve për shoqëruesit e
dhëndrit, cigarët i këtij të fundit të merret falas në ditën e dasmës.

Bleji këpucët me ulje çmimi: Po të shtosh
fjalën “dasmë” çdo gjëje, çmimi rritet në progresion. Këpucët nuk bëjnë
përjashtim. Përpiqu të blesh këpucët në një dyqan me ulje çmimi (këpucë që
ngjanë si këpucë nusesh shpesh mbeten në dyqan, sepse është e vështirë të bleni
për jetën e përditshme).

Merr hua nga mikeshat dhe të afërmet: Bëje
më të veçantë tërë dasmën tënde duke marrë hua aksesorët nga familja dhe miqtë.
Të vësh stoli të çmuara të familjes apo një vello të trashëguar do të jepte
pamjes suaj, por edhe kujtimeve, një notë personale dhe me kuptim.



Lulet

Përdor lulet e stinës: Lulet e stinës janë
shumë më të lira se ata që janë më ekzotike. Kështu, do kursesh shumë dhe
dekoret dhe buqetat do duken po aq bukur.

Ripërdorimi: Ti mund të kursesh para po të përdorësh të
njëjtat lule për të zbukuruar kishë në ceremoninë e dasmës (nëse do të bëni një
të tillë në kishë) dhe ambientin ku do organizoni festën apo darkën. Pyet nëse
njeriu që do merret me lulet apo një mik mund të transportojë. Do ketë rrezik
mos dëmtohen gjatë rrugës, por gjithsesi do të kursejë shumë.



Ceremonia

Bëj një festë më të vogël: Festa e dasmës,
nëse bëhet më e vogël, ul shumë nga totali i shpenzimeve, sepse do keni nevojë
për më pak lule zbukurimi, për më pak ushqim dhe pije, për një ambient më të
vogël etj.

Shmang sezonin e pikut të dasmave: Sezoni i
pikut të dasmave është maj-shtator. Një dasmë jashtë këtij sezoni do të
kursente shumë në prenotime.

Mendo si mundësi alternativa të tjera transporti: Në rast se
nuk është dhe aq e rëndësishme për ty që të hipësh e veshur me fustanin e nuses
në një limuzinë apo në pajton, mund të shfrytëzosh një formë tjetër për të
kursyer. Bëhu krijuese. Merr me qira një makinë antike nga një mik ose i afërm
dhe dekoroje për dasmë. Këtij i thonë stil dhe zgjuarsi.

Shkurto listën e të ftuarve: Keni parasysh që
cdo i ftuar që i shtohet listës rrit shpenzimet. Kjo tingëllon si zhurma e dorës
që shtrëngohet, por ndoshta as ti vetë nuk do të ftosh njerëz që nuk i njeh. Ftoj
vetëm ata me të cilët je shumë e afërt.

Tregohu kreative për vendin: Do ishte shumë
me leverdi po të largohesh nga ata vendet tipike për dasma. Po të është e
mundur, kopshti i një të afërmi apo një vend i hapur i gjelbëruar do ishte ideal
për një ceremoni dasme. Kjo jo vetëm që do kursente ca para, por do të kthente
në një festë të veçantë dasmën tuaj.



Dekorimet

Jo tradicionale. Nuk është e thënë të lëni
shuma të mëdha parash për dekorimin e tavolinave. Lulet, që janë më të
zakonshmet, kushtojnë shumë. Një gotë qelqi ku noton një qiri do ishte perfekte
për të vendosur në qendër të tavolinave. Me këtë mund të merret dhe një njeri i
afërm. Produktet e tjera të zbukurimit mjafton të kombinohen mirë dhe do të
jepnin tavolinës një pamje feste, edhe pse mund të mos janë shumë të
shtrenjta.

Bëji vetë dhuratat për të ftuarit. Edhe ato
mund të bëni vetë, duke sajuar lule, kartolina, copa tyli, fjongo, por që
marrin një pamje interesante po të janë të kombinuara bukur.



Fotografitë

Tregohu e kujdesshme: Në fakt për këtë nuk
është e nevojshme të këshillosh, por gjithsesi po të kujtojmë: mos merr
fotografinë që gjen në numërator apo që të propozojnë. Mundësitë janë,
kështu që kërko alternativën më të mirë.

Të rinjtë e talentuar ose të afërmit: Në
rast se nuk mund të përballosh një fotograf profesionist, të rinjtë e talentuar
në këtë fushë, sidomos ata që e kanë ndjekur një kurs në këtë profil, janë një
mundësi e mirë për të marrë rolin e fotografit. Për të qenë të sigurt, mund të
kërkoni të tregojnë disa nga fotot që kanë shkrepur më parë. Edhe një i afërm
i aftë në këtë fushë mund të vijë në ndihmë ose të paktën për fotot gjatë
përgatitjeve dhe ata me miqtë e familjen.

Stampoji vetë fotografitë: Në rast se
fotografi do të jepte në dorë dhe fotografitë e stampuara, atëherë ju do të
shpenzonit shumë më tepër. Më mirë merrini në CD dhe stamponi ata që ju duhen.




Ftesat



Bëji vetë: Në rast se je e zonja, mund të
përgatisësh shumë lehtë. Ti mund të përdorësh programet e kompjuterit tënd dhe
letër të blerë në kancelaritë që e tregtojnë. Nuk kërkon aspak mund, të jap
shansin për të bërë ftesën sipas fantazisë tënde dhe të kursen.

Shkruaj të ftuarve të përgjigjen online ose në
telefon: Krahas ftesës, ti mund të dërgosh një adresë email-i ose një
numër telefoni, që ata të konfirmojnë praninë e tyre.



Muzika

Përgatite vetë diskun e preferuar të
këngëve: Në vend që të ketë në çdo hap të ceremonisë një grup
muzikantësh, fare mirë ti mund të lësh në sfond muzikën tënde të preferuar. Në
kishë, në koktejin e dasmës apo në mes të interpretimeve live mund të dëgjohen
këngët e tua të preferuara, që kanë një kuptim të veçantë për ty dhe
bashkëshortin e ardhshëm.



Merr një orkestër amatorësh: Në rast se nuk
mund të marrësh dot një orkestër dhe këngëtarë profesionistë, gjej disa studentë
ose muzikantë të rinj amatorë. Ndoshta nuk do njohin këngët më të famshme të
dasmave, por do i realizojnë ato thuajse njëlloj si të tjerët.



Bëhu DJ i dasmës tënde: Është më e lehtë se
kurrë të besh DJ i festave. Ti mund të bësh miksimet e tua në një CD. Është një
rrugë e thjeshtë për të qenë e sigurt se gjatë festës do ketë vetëm muzikë që të
pëlqen.



Ushqimi



Syno për bufe: Ndonjëherë bufetë mund të
janë më pak të kushtueshme se sa darkat apo drekat ku njerëzit ulen në tavolina.
Konsultohu me një person që merret me këtë nëse mund të jetë një alternativë më
e mirë. Bufetë janë më të thjeshta edhe për të kënaqur të ftuarit që e shijojnë
ushqimin se sa të shtrosh një darkë me shumë mundësi zgjedhjeje.

Kufizo barin: Ta kufizosh barin tradicional në më pak kohë ose
në më pak mundësi zgjedhjeje i shkurton me
të vërtetë shpenzimet.

Bëj një tortë më të vogël: Tortat e dasmës
janë të gjitha formave dhe përmasave, por sa më luksoze pamja e jashtme, aq
më e kushtueshme është torta. Tortat me një kat janë shumë më të lira se ato të
lartat. Në rast se ti do një tortë me kate për të bërë foto duke e prerë, merr
një të vogël dhe ndërkohë përdor një tjetër në formë të thjeshtë për të
servirur të ftuarve. Ajo shijon njëlloj, dhe pse nuk duket njëlloj, kështu që
vendos nëse është e domosdoshme të shpenzosh aq shumë.

Blejme shumicë: Ushqimet dhe pijet janë më
të lira kur blihen me shumicë. Kështu që përpiqu të bleni gjërat kryesore
kështu. Vera dhe shampanja mund të sjellë një ulje të dukshme shpenzimesh po të
mos blihet në shishe.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Dasma: çfarë po dhe çfarë jo

Cilat janë rregullat e përgjithshme të këshilluara për një dasmë perfekte? Si mund të shmangen gafat? Ja disa nga pikat kryesore që duhen pasur parasysh dhe disa të tjera që nuk duhet të coni as nëpër mend

Po

Fustani perfekt: i gjatë, i shkurtër ose pantallona

E bardha mund të përdoret edhe për një martesë të dytë

Kristale të shndritshëm për fustanin dhe aksesorët

Transparencë me masë

Vello e shkurtër ose super e gjatë

Buqetë lulesh me dy ngjyra

Një spilë në flokë

Make-up natyral: sy prej drenushe, por gojë e dukshme

Unaza e fejesës në gisht

Për dhëndrin, kostum ose shumë i errët, ose i bardhë

Një lule e freskët në xhaketën e dhëndrit dhe të të ftuarve

Orë platini për dhëndrin

Një foto e të dyve në ftesë





Jo

Buqetë në formë ujëvare nëse nusja është e shëndoshë

Abronxaturë e theksuar

Syze dhe orë

Çantë

Të brendshme me dantella e tyl në formë frude (rrezikojnë t’u duket forma poshtë fustanit)

Rrip shumë i madh

Manikyr “tronditës”

Smoking (ngelet një veshje mbrëmjeje)

Dorezat e veshura (mbahen gjithmonë në dorë)

Kostum dopiopet

Veshje me shkëlqim, të bardha ose të zeza për të ftuarit

Një parfum shumë i fortë

Një banket që zgjat në përjetësi





Control Panel  | Visitors:  | 
Copyright © 2004-2007 by GotFamiliesOnline

Professional Business Websites
Complete 10 page designs.
Easy changes anytime.
Best Business Websites
Instant business cards.
Optional private domains.
Best Professional Websites
Instant hosting on the Internet.
Instant stationery.
Create Professional Websites
Thousands of images.
Best website designs.